Finalja e Botërorit 2026 do të jetë një finale e veçantë.
Ajo do të vë dy 10-shat, Lionel Messi dhe Lamine Yamal përballë njëri-tjetrit për herë të parë.
Barcelona, ish-klubi i Messit dhe ai ku luan aktualisht Yamal publikoi një video motivuese para kësaj finale, me mbishkrimin “Finalja e Botërorit kalon përmes La Masias”, duke i bërë homazhe dy prej lojtarëve më të spikatur të akademisë së saj të famshme.
Kujtojmë se finalja Spanjë-Argjentinë, luhet nesër në “MetLife Stadium” me fillim në orën 21:00.






