Gerard Pique ka ndarë mendimet e tij për yllin brazilian, Neymar Jr.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës mori pjesë në një intervistë me blogerin, Adri Contreras.
Kur përshkroi Vinicius Junior, Pique e quajti anësorin e Real Madridit fituesin e ardhshëm të Topit të Artë.
Për Neymar, spanjolli tha: “Lojtari më i mirë në histori në mesin e atyre që nuk e kanë fituar Topin e Artë”.
Braziliani u largua nga Al Hilal në muajin janar, për t’u rikthyer tek klubi i fëmijërisë, Santos.