Përveç Albian Hajdarit, i cili nuk është përfshirë në listën e ndeshjes, Kosova do të ketë edhe tri mungesa të tjera për përballjen e sontme ndaj Austrisë.
Nga lista e lojtarëve të gatshëm për këtë sfidë kanë mbetur jashtë edhe Meriton Korenica, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu.
Hajdari është mungesa kryesore në repartin defensiv, ndërsa Korenica, Jashari dhe Emërllahu janë tre emrat e tjerë që nuk do të jenë në dispozicion të Franco Fodës për duelin në Vjenë.
Austria – Kosova luhet sonte nga ora 18:00, në stadiumin “Ernst-Happel”, në kuadër të Ligës së Kombeve.






