Spanja ka fituar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kombeve.
Kampionët e Botës mposhtën Anglinë me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley” të Londrës.
Për spanjollët shënuan Lamine Yamal (2’), Alejandro Baena (60’) dhe Mikel Oyarzabal (74’).
Ndërkohë, golat për Anglinë i realizuan Anthony Gordon (36’) dhe Harry Kane (40’).
Kane pati mundësinë ta barazonte rezultatin në minutën e 54-të, por humbi penalltinë.
Kampionët e Botës konfirmojnë edhe një herë formën e tyre të mirë






