Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, FFK: Koha për rikuperim nuk ishte e mjaftueshme

- Advertisement -

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar në kohë, lëndimi i pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës nuk i lejon Hajdarit të aktivizohet.

Edhe pse futbollisti ka shprehur dëshirën për të qenë në fushë dhe për ta ndihmuar ekipin në këtë përballje, ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se ai nuk është i gatshëm për lojë.
Hajdari do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus rikuperimin e plotë të tij.

 

Postimi i plotë:

Përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor për ta rikuperuar në kohë, mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Austrisë.

Hajdari pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës dhe, edhe pse gjatë këtyre ditëve është punuar intensivisht për rikuperimin e tij, koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme që ai të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Austrisë.

Edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e madhe për të qenë në fushë dhe për ta ndihmuar ekipin në këtë përballje të rëndësishme, por pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk mund të aktivizohet.

Hajdari do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus në rikuperimin e plotë të tij.

Të ngjashme

Të fundit