13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

E kryer, Man United arrin marrëveshje për Ruben Amorim

- Advertisement -

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbon për të punësuar trajnerin Ruben Amorim, raporton “The Athletic”.

Në marrëveshje është vendosur edhe një klauzolë interesante, ku Sporting nuk do ta marrë drejtimin e Unitedit para 24 nëntorit. Pra, Ruud van Nistelrooy do të qëndrojë në krye edhe për disa ndeshje përfshirë Man Cityt dhe Bragas.

Sporting ishte i etur për ta mbajtur Amorim gjatë kësaj periudhe të rëndësishme, kësisoj Unitedi u detyrua të pranojë kushtet për 39-vjeçarin, i cili gjithashtu shprehu dëshirën për t’u larguar në mesin e sezonit.

Amorim ka një klauzolë lirimi prej 10 milionë eurove, mirëpo gjiganti anglez është gati të paguajë edhe 1 milionë shtesë për ta marrë teknikun portugez më herët. Sporting, megjithatë kërkon 5 milionë euro më shumë.

Amorim është gati për një aventurë larg Portugalisë, pasi fitoi dy tituj të ligës, derisa Unitedi gjithashtu është i kënaqur me mundësinë për ta parë Van Nistelrooy edhe për disa ndeshje.

Van Nistelrooy gjatë kësaj periudhe do të jetë për katër ndeshje tjera në krye. Sidoqoftë, nuk është e sigurt nëse ai do të qëndrojë në “Old Trafford” pas afrimit të Amorim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit