15 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Dyfytyrësia në politikë nuk i bën mirë askujt!

- Advertisement -

Shkruan Ramiz Lladrovci

Fushatat elektorale nxjerrin në shesh ideatorët e shpifjeve dhe shpifësit, të cilat janë në proces të ndjekjes ligjore të tyre. Vjet, Gjyqi, me formë të prerë, ka dënuar një keqbërës për ngacmim nga profilet e rreme, ndërsa procesi për shpifje gjatë fushatës zgjedhore lokale në Drenas, kundër keqbërësve vazhdon.

Shpifjet më të rënda ishin ato që kishin të bënin me personalitetet e historisë tonë të re, rastet e implikimit të familjeve dhe shpifjet tjera rreth moralit të pjesëmarrësve në zgjedhje.

Ndër akuzat më të rënda, ishte ajo drejtuar Azem Sylës-Dajës, si “shef i Nazim Bllacës dhe Fahredin Gashit”, njëkohësisht, përfshirjen e emrit të Abelard Tahirit, si “biri i spiunit të Serbisë” lidhur me foton tonë të përbashkët në fushatë.

Kreatori i shpifjeve, rreth këtij sulmi, ende nuk është distancuar as ka kërkuar falje publike nga Azem Syla as nga Abelard Tahiri. Megjithatë, përkrahësi i keqbërësve gjatë fushatës, Gani Halilaj, më 5 Mars 2024, ka kërkuar falje publike ndaj Dajës sikur “nuk i ka ditë” këto shpifje.

Vlerësimi i lartë për Dajën, është i përhershëm nga të gjithë ata që e kanë njohur, bashkëpunuar dhe kanë qenë në anën e UÇK-së dhe të drejtës tonë për liri. Kjo është konfirmuar edhe të shtunën e kaluar, kur personalitetet e shquara nga të gjitha trojet shqiptare, morën pjesë në përurimin e “Pllakës së Nderit” në Kishnarekë, në shtëpinë e Azem Sylës.

Ishte për habi pjesëmarrja e ideatorit të shpifjeve kundër Azem Sylës, me profile të rreme duke u shtyrë me bërryla për t’u fotografuar me të dhe personalitetet tjera pjesëmarrëse në manifestim. Të fyhet personaliteti i vlerave të luftës dhe paqes, Komandant Daja, të fotografohesh me të pa kërkuar falje dhe pa u skuqur, është kulmi i dyfytyrësisë.

Akuza djallëzore kundër Dajës dhe Abelardit gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, ishte e pashembullt për fushatat zgjedhore lokale. Dyfytyrësia në politikë nuk i bën mirë askujt, aq më pak në politikën lokale kur të gjithë njihemi mirë mes vete.

Kërkimfalja e keqbërësit ndaj personaliteteve si Azem Syla dhe Abelard Tahiri, nuk është dobësi, përkundrazi, kërkimfalja siguron se shpifjet e tmerrshme sikur ato të vitit 2021 gjatë fushatës zgjedhore në Drenas, nuk do të përsëriten.

https://www.facebook.com/share/RqNQX9q9x5hsEXsQ/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit