6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Dugolli: Në veri situata është e qetë, kjo gjë i pengon Serbisë

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, deklaron se organet e sigurisë kanë konfirmuar se grupe të caktuara kriminale apo terroriste, mbetjet e grupeve terroriste që sulmuan Kosovën vitin e kaluar po kryejnë stërvitje, por sipas tij nuk ka të bëjë fare më ndonjë shqetësim tek qytetarët.

“Qytetarët mund të ndihen të sigurt për shkak se shteti i Kosovës dhe institucionet po bëjnë gjithçka që është e mundur që të ruajnë paqen, stabilitetin, rendin dhe ligji. Është shumë e vërtetë që ka pasur informacione në vazhdimësi se këto grupe të pa ndëshkuara, të pa arrestuara, aktivitet kryesor e kanë mobilizimin dhe stërvitjen më qëllim që të ripërsëritin ndonjë sulm sikurse ai i vitit të kaluar. Deri tani ja kemi dalë të zbulojmë sasi të armatimit, të municionit dhe që nga viti i kaluar kemi një sërë aksionesh të suksesshme që policia e Kosovës së bashku me AKI-në dhe institucionet tjera kanë kryer në pjesën veriore dhe si pjesë integrale është edhe monitorimi edhe i këtyre stërvitjeve që po ndodhin atje”, tha Dugolli në RTK.

Dugolli tha se derisa Radojqiqi dhe grupi i identifikuar nuk arrestohet në Serbi dhe nuk ekstradohen në Kosovë ekziston rreziku, duke shtuar se për këtë janë duke i informuar edhe ndërkombëtarët.

Rreth kritikave nga opozita që qeveria po deklaron se ka rrezik për luftë, apo sulme nga Serbia e po dëmtohet vendit në aspektin e investimeve të qeverisë dhe që nuk mund të këtë investime, Dugolli deklaroi se pretendimet e opozitës janë krejtësisht të pabazuara për shkak se sipas tij, numri i turistëve dhe atyre që duan të investojnë në Kosovë është rritur dukshëm, duke theksuar se shteti është garant i sigurisë dhe rendit e ligjit.

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugoll, shtoi se në veri situata është e lirshme dhe e qetë. “Kjo gjë e i pengon Serbisë shumë dhe se me çdo kusht dëshiron ta rikthen situatën në të cilën ata kishin përparësi sepse i kishte strukturat paralele që e bënin ligjin ne veri dhe e zhvillonin jetën e tyre mafioze”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit