Aktivisti dhe lobisti i çështjes shqiptare në ShBA, Gjino Mulliqi, e quajti ditë të rëndë për shtetin e Kosovës dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai e konsideron të papranueshme njollosjen e një lufte që u bë për mbrojten e pragut dhe familjes.
“Me të vërtetë është një ditë e randë edhe emocionalisht, edhe për shtetin tonë të Kosovës”, tha Mulliqi për Klan Kosovës.
Mulliqi tha se ishte në takime të vazhdueshme me senatorë e kongresistë dhe pret që shumë shpejt kjo çështje të dëgjohet edhe në Kongresin e Senatin Amerikan.
“Sot isha në takime në Kongres e Senat me kongresistë e senatorë të ndryshëm, ishte tema e parë dhe tema e fundit që biseduam gjatë gjithë kohës, mund të them që shumica e tyre e kuptojnë situatën nëpër të cilën gjendet Kosova sot. Janë në gatishmëri të ndihmesës së Kosovës dhe e gjykojnë këtë gjykatë që është politike të them në atë mënyrë, edhe është e pabesueshme kjo që ka ndodhë sot dhe mendoj që shumë shpejt do të dëgjohen edhe zërat nga kongresi dhe senati amerikan”, tha ai në Klan Kosova.






