9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dugolli: Me çka do të arsyetohen vendet e BE-së për mos heqje të masave

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë ç’do ditë që kalon e Bashkimi Evropian nuk heq masat ndaj Kosovës është padrejtësi shtesë.

Ai ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e këtyre masave siç i ka quajtur ai të padrejta, me organizimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.

“Çdo ditë e vonuar që shkon e nuk hiqen masat është padrejtësi shtesë. Të nesërmen, pas procesit të votimit në veri, mendoj që ka qenë afati optimal ai raport tu prezantohet shteteve anëtare të BE-së dhe të hiqen ato masa. Me çfarë do të arsyetohen ato vende që nuk i heqin masat”, ka thënë Dugolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Të martën nga Brukseli, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka njoftuar së çështja e masave do të diskutohet në Këshillin Evropian.

Mirëpo kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell e dorëzon raportin.

“Mesazhi i Këshillit Evropian në dhjetor për masat ka qenë shumë i qartë, se Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave të BE-së në varësi të zhvillimeve në terren në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së që iu kërkuan Kosovës. Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli Evropian. Lidhur me përmbajtjen s’mund të komentojë sepse këto janë procedura brenda Këshillit”, ka thënë Stano, raporton Tëvë 1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit