8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dugolli i VV-së e mbron drejtorin e policisë: Po ia bëni gjyqin, nuk jemi në gjykatë

- Advertisement -

Deputetin e VV-së, Enver Dugolli, e ka penguar që kryetari i Komisionit për Siguri në Kuvend, Bekë Berisha, i ka lexuar të gjeturat e hulumtimit të Nacionales për hetuesit që po largohen nga Njësia e Veçantë Hetimore.

Në mbledhjen e komisionit, ku komandanti i Policisë është thirru për raportim, Dugolli ka thënë se Berisha po e keqpërdor pozitën e kryetarit.

E shfrytëzove postin e kryetarit të komisionit, por asesi nuk është në rregull që të keqpërdoret pozicioni i kryetarit e komisioni ta humb komplet rolin për çka jemi. Nuk po e di tash momentalisht a jemi në gjykatë, gjyqtarë nuk po shoh këtu. E para herë që po ndodh në këtë Kuvend kur thirret një institucion kaq i lartë i drejtorit të policisë dhe i bëhen këso akuza direkte, të cilat nuk e di edhe prokurori a është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Dugolli.

Ai ka kërkuar që të kurset drejtori i policisë nga akuzat.

Nuk është detyrë e komisionit të lëshohet në këtë nivel, e kam mirëpritur kërkesën për drejtorin. Ka pasur prononcime nëpër media publike ku janë potencuar emrat që i përmende ti këtu, e të cilët në pamundësi ta shfrytëzojnë të drejtën për me paditë sepse këtu ka akuza të rënda që më vjen keq që iu ka potencuar emri i tyre. Iu bëj thirrje që le t’i shohin nëpër media dhe t’i padisin. Është cenuar integriteti i tyre. T’iu kallëxojmë drejtorit si të vlerësohen policët. U leshu akuza që po vlerësohen dobët, po vlerësohen me nota të larta. Na e murëm rolin e drejtorit” është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit