Besa Ismaili: Kuvendin e nisën me Listën Srpska, e përfunduan po me të

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim politik me Listën Srpska.
“Ashtu siç e nisën Kuvendin pardje, ashtu edhe e bitisën sot. Me Listën Srpska!”, ka shkruar Ismaili.

Ajo e ka cilësuar këtë situatë si “tango politike” mes LVV-së dhe Listës Srpska, duke shtuar me ironi se kjo “tango” mund të pushojë gjatë fundjavës.

“Tangoja politike (LVV, LS) le të pushojë pak për fundjavë. Se populli ka punë për të bërë nesër. Ndërkohë që, populli po ju sheh!”, ka deklaruar Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit