Hamza fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Nesër në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” qëndrojmë të gjithë bashkë për Kosovën dhe UÇK-në

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që po mbahen në Hagë.

Hamza, përmes një video-adresimi, bëri thirrje për pjesëmarrje masive, që ky marsh të jetë më i madhi ndonjëherë në Kosovë.

“Le ta shohë bota një popull që nuk e harron të kaluarën e vet, që nuk i braktis ata që i dhanë formë lirisë së tij dhe që nuk hesht kur tentohet të rishkruhet historia e tij. Më 16 shtator, presim vendimin lirues. Por nesër, flet populli. Në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu”, të qëndrojmë të gjithë bashkë. Për të vërtetën. Për lirinë. Për Kosovën! Për UÇK-në! Ju presim në shesh!”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza u shpreh se liria është më shumë se një moment në histori, është përgjegjësi dhe duhet mbrojtur në çdo kohë.

“Çdo brezi, të paktën një herë gjatë jetës, i kërkohet të dëshmojë se çfarë kujton, çfarë vlerëson dhe për çfarë është i gatshëm të qëndrojë. Nesër është momenti ynë. Është momenti i secilit prej jush. Nesër, Kosova duhet të ngrihet në këmbë, e bashkuar, si një trung i vetëm”, tha Hamza.

LINK: https://www.facebook.com/reel/1444262427853680/?__cft__[0]=AZh7SZkGTkPSlPPn5GLSROjlYBaqhvpBjDZEtWzysq2lWA7Sypv9YMTUU899olEsWnyQ49k3VSIp2reg9B5wz9ta2IEUUy9UbFRsuabYniPw1UOHUEcuo-i8Hin7yychni3aHDpO3sklCug4OovTnBTfe0oXfNY0KOG5CO9j6tbX9LhskRpu9_8lsxILbQsMEVjkGpg&__tn__=%2CO%2CP-R

Të ngjashme

Të fundit