22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Quni në Komision: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur në Mbledhjen e Komisionit për Siguri, rreth raportimeve për largimin e hetuesve.

Ai ka thënë se nëse vërtetohen këto largime, duhet të ketë hetim nga prokuroria.

“Edhe unë kur jam nis për takim jam nis për natyrë tjetër të takimit duke besuar se do të flasim për çështje që kanë të bëjnë për performancën e Policisë nevojat e tyre. Kjo që u ngrit nga ju e ndryshoi natyrën e takimit. Është fakt se të gjitha që listuat ju mund të gjenden në media, në portale të ndryshme. Në kujtesë po na ktheni disa zhvillime e ngjarje të cilat nuk kanë epilog. Pajtohem me ju për të gjitha çështjet që ju ngritët dhe jam i interesuar me dëgju nga drejtori i Policisë, si i adreson të gjitha këto. Nëse këto qëndrojnë është shqetësuese, dhe do të duhej me u shqetësu edhe kolegët e mi deputetë. Nuk mundemi me kalu përtej këtyre pretendimeve dhe thjesht me hesht. Nëse këto qëndrojnë nuk është problem i Policisë por edhe i shoqërisë, shtetëror. Prokuroria do të duhej me u marrë ose me kryetarin për shpifje, ose me drejtorin për këto zhvillime. Situata kërkon përgjigje”, ka thënë Quni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit