21.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Berisha: Kurti po i rren dhe mashtron aleatët, ata nuk i besojnë më

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosmbajtje të fjalëve para ndërkombëtareve.

Ai ka thënë se Kurti aleatëve po ju thotë “po” për Asociacionin, kurse në Prishtinë po e thotë të kundërtën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo është arsyeja që aleatët më nuk i besojnë Kurtit.

“Albini si një infantil politik, po vepron në shpërputhje me fjalët e ideologut të tij Rrahman Morinës që dikur thoshte; …më dy karrike nuk bën me u ulë. Ndërkombëtarëve kur i takon ju thotë PO për “zajednicën” ndërsa kur kthehet në Prishtin thotën JO!!! Kësaj nuk i thonë as politik as diplomaci, kësaj i thonë me rrejt dhe me mashtru, prandaj partnerët tanë nuk po i besojnë këtij mashtruesi sepse edhe ju dërgon letra zotimi për “zajednicën” edhe i ndryshon qëndrimet”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit