Aksident tragjik në Berane të Malit të Zi, vdes 47 vjeçari nga Kosova

- Advertisement -

Një shtetas i Kosovës, me inicialet E.M., 47-vjeçar, ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi malazez Vijesti, duke iu referuar informatave të marra nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Sipas këtij mediumi, qarkullimi në këtë rrugë është rikthyer pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga autoritetet.

Vijesti nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Të ngjashme

Të fundit