10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Drejtësi e shkretë!

- Advertisement -

Shkruan: Kimete Berisha

– Sipas Albulena Haxhiut, burgjet e Kosovës i ka marrë në dorë Serbia.

– Sipas ministreshës së drejtësisë, Serbia po i liron nga burgjet e Kosovës të burgosurit shqiptarë dhe po u garanton atyre siguri dhe mbrojtje në Serbi!

– Pasi që kjo e ditka se Serbia i paska pushtuar burgjet e Kosovës, pse nuk e lajmëron rastin në polici….,
pse nuk e çon dikë në burgun e Smrekonicës, t’i thotë Serbisë ‘mos i liro të burgosurit shqiptarë’!

– Zyrtarisht Albulena Haxhiu po thotë se Serbia i ka pushtuar burgjet e Kosovës!

– Kjo është e tmerrshme!
Është shpallje e luftës!
Dhe është diçka edhe më e tmerrshme se lufta me Serbinë…
është nxitje e luftës qytetare…
sepse, të burgosurit shqiptarë, sipas saj, janë bërë ‘ushtarë’ të Serbisë kundër Kosovës!

– Albin!
Kaq keq i ke punët?

– Albulena Haxhiu nuk beson se F.H. është vrarë në Serbi, prandaj është lëshuar në konspiracione dhe pasi që nuk i beson drejtësisë së Kosovës, ka kërkuar hetime ndërkombëtare për burgjet e Kosovës.

– Deri atëherë, sa të vendosin të huajt a është në rregull a jo që Serbia i ka marrë në dorë dhe po i mban peng burgjet e Kosovës, deri atëherë pra Serbia mund t’i mbajë burgjet e pushtuara dhe t’u ndihmojë shqiptarëve të ikin…!

– Kjo qeveri u bë… çmendinë!

– Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet jo që është e paditur, por se kjo
qenka edhe e luajtur!

P.S. E, në sallonet e schminka-ve, a ka hyrë Serbia!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit