E në këtë ditë feste, djali i tij, Fahriu e ka uruar me shpresën që vitin tjetër babai i tij ta festonte bashkë me ta.
“Urime Fitër Bajramin! Uroj që kjo ditë t’ju sjellë paqe, gëzim dhe begati. Me besim dhe shpresë, Bajramin tjetër do ta festojmë së bashku me të gjithë ne babloki jonë, Fadil Fazliu. Liri dhe drejtësi për gjithë çlirimtarët!”, ka shkruar Fazliu në “Facebook”.
Fadil Fazliu është arrestuar më 5 dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës.