Romeo Beckham, djali i legjendës David Beckham është tallur me këtë të fundit pas fitores dramatike të Arsenalit kundër Manchester United.
Romeo që njihet si tifoz i Arsenalit është tallur me babain e tij, njëherit ish-futbollistin legjendar të Man United pas duelit të dielës mbrëma në Premierligë, transmeton Demokracia.com.
“Topçinjtë” triumfuan 3:2 ndaj “Djajve të Kuq”, me golin e fitores të arritur në minutën e 90-të me anë të Nketiah.
Romeo dhe David Beckham pozuan jashtë stadiumit Emirates, fotografi e përdorur nga i riu për të tallur babain e tij më pas.
“Gjumë të mirë babi” – ka shkruar Romeo në Instagram.
Arsenali me këtë triumf shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë. Man United ka 39 pikë në vendin e katërt.