9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Momenti kur Ronaldo e turpëroi kundërshtarin me një driblim në debutim te Al Nassr

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo të dielën pasdite ka debutuar në ndeshje zyrtare me skuadrën e Al Nassr në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.

Al Nassr triumfoi 1:0 kundër Al Ettifaq, anise vëmendja kryesore ishte tek ylli i futbollit që luajti ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën e re prej kur iu bashkua këtë muaj, shkruan Demokracia.com.

Debutimi i Ronaldos tek Al Nassr nuk ishte ai që pritej, ngase nuk gëzoi statistika të mira, megjithatë ylli portugez bëri disa veprime që u pritën me ovacione nga tifozët në tribuna.

Al Nassr ka publikuar pamjet në të cilat shihet Ronaldo teksa driblon një kundërshtar duke e rrëzuar në fushë në zonën e rreptësisë në minutën e 78-të.

Ylli portugez i futbollit nga katër goditje sa regjistroi, vetëm një ishte në drejtim të portës.

Cristiano Ronaldo iu bashkua klubit arab si futbollist i lirë, pas  largimit nga Manchester United pas deklaratave ku akuzonte klubin anglez për “tradhti”.

Ronaldo raportohet se do të përfitojë 200 milionë euro në vit nga Al Nassr./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit