13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

OKB e gatshme të ndihmojë familjet dhe qytetarët e prekur nga vërshimet në Kosovë

- Advertisement -

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence,u takua sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Temë diskutimi e këtij takimi ishin vërshimet e fundit në vend.

Me këtë rast, Ministri Sveçla, e njoftoi Spence për gjendjen e përgjithshme e cila është për momentin në komunat ku ka pasur vërshime më të mëdha dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, megjithatë theksoi se dëmet janë shumë të mëdha.

Ndërsa Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence, e falënderoi ministrin Sveçla për rezymenë e përgjithshme për situatën pas vërshimeve dhe vuri në pah se Kombet e Bashkuara janë në gatishmëri që të ndihmojë familjet dhe qytetarët që janë prekur nga vërshimet.

Ditëve në vijim do të vazhdojë koordinimi me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe agjencitë e saj, në mënyrë që të realizohen kërkesat dhe nevojat e pranuara nga komunat dhe nga qytetarët

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit