Lothar Matthäus ka folur për të ardhmen e Harry Kane te Bayern Munchen.
Ish-ylli i klubit gjerman beson se sulmuesi anglez do të qëndrojë në Mynih edhe për tre sezonet e ardhshme.
Kane preferon një kontratë të re trevjeçare, ndërsa Matthäus e sheh të mundshme një marrëveshje 2+1, me kusht që aktivizimi i vitit të tretë të lidhet me paraqitjet e tij.






