Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, të hënën është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në New York, në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pas takimit, presidenca turke përmes një komunikate dha detaje rreth takimit Erdogan-Kurti.
Përmes këtij njoftimit, u bë e ditur se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, si dhe për çështje rajonale dhe globale.
Erdogan tha se të dyja vendet do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për rritjen e vëllimit të tregtisë në përputhje me potencialin e tyre, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.
Shefi i shtetit turk rikonfirmoi se mbështetja e Turqisë për Kosovën, me qëllim që ajo të zërë vendin e saj të merituar në komunitetin ndërkombëtar, do të vazhdojë. Ai shtoi se Turqia mbështet gjithashtu dialogun ndërmjet vendeve të Ballkanit.
Ai e ftoi gjithashtu kryeministrin Kurti të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Turqi





