Juventus po mendon për të ardhmen dhe ka nisur të studiojë mundësinë e transferimit të Marco Carnesecchit nga Atalanta.
Portieri 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Juventusit, të cilët e ndoqën nga afër në përballjen mes dy skuadrave.
Sipas raportimeve, Atalanta mund të kërkojë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.






