Djali i axhës së Jetlirës: Ajo u vra, por ne do të kërkojmë drejtësi

- Advertisement -

Flamur Foniqi, djali i axhës së Jetlira Foniqit,  25-vjeçares që u dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosova, Diellëza Berisha, bëri të ditur se lajmin për vdekjen e familjares së tyre e mori nga axha i tij.

Ai u shpreh i tronditur nga ky lajm i rëndë, ndërsa tha se dyshimet e familjarëve janë se vajza e axhës mund të jetë privuar nga jeta, transmeton Klankosova.tv.

“Axha, babai i së ndjerës ka qenë duke jetuar në Slloveni, ndërsa Jetlira ka qenë e martuar. Ne si familje, por edhe familja më e ngushtë, nuk kemi qenë në dijeni për ndonjë konflikt ose zënkë të mëparshme. Deri tash jemi me konstatime dhe lajmet e mëngjesit, dhe ne besojmë që fatkeqësisht është vrarë. Ne do të kërkojmë drejtësi pa fund”, tha ai për Klan Kosova.

Ai shtoi se familja e të dyshuarit kanë kërkuar kërkim-falje, megjithatë sipas tij të njëjtit janë refuzuar.

Të ngjashme

Të fundit