“Ora e Pritjes” vendoset sot edhe në Ferizaj

- Advertisement -

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar për vendosjen e “Orës së Pritjes” në qytetin e Ferizajt.

Përmes një njoftimi për media, “Liria ka Emër” njoftoi se aktiviteti do të mbahet në sheshin e qytetit të komunës së Ferizajt me fillim nga ora 20:30.

Kujtojmë se “Ora e Pritjes” është vendosur para pak ditësh në kryeqytet.

16 shtatori shënon datën kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me ish-krerët e UÇK-së.

Të ngjashme

Të fundit