22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Dinari/Bislimi: Nuk u mor parasysh propozimi i Lajçak, Serbia erdhi me propozim të ri

- Advertisement -

Ditën e sotme, janë zhvilluar takime të radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel. Më poshtë, prononcimi i plotë i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pas përfundimit të raundit të bisedimeve, njofton ZKM, transmeton Scanner.

 

Takimi i sotëm ka ndodhur dy ditë pas vendimit shumë të rëndësishëm në Këshillin e Evropës, vendim ky që manifestoi edhe modelin evropian, por edhe të Kosovës se si duhet të promovohet edhe integrimi i rajonit, por edhe të ndërtohen raportet mes vendeve fqinje. Dhe një ditë pas manifestimit të modelit serb të normalizimit dhe integrimit apo zbatimit të marrëveshjeve që u manifestua përmes ekspozimit të një mentaliteti mesjetar të trajtimit të qytetarëve të një vendi fqinj, përmes ndaljes së tyre nëpër pikat kufitare, arrestimit, maltretimit të tyre, dhe në këtë kontekst mbase duhet të shihet dhe qasja e Serbisë në takimin e sotëm.

 

Ata në takimin e sotëm në mënyrë perfekte treguan kotësinë dhe pamë mosvërtetësinë e konstatimit të tyre të hershme që kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre. Njësoj si herët e kaluara ka patur zero interesim nga pala serbe që të merren me këta qytetarë dhe gjithë energjia e tyre është sërish e orientuar drejt licencimit të një subjekti ekonomik të Serbisë në Kosovë, gjë që për ne është e papranueshme dhe këtë e kemi bërë të qartë në vazhdimësi.

 

Takimi i sotëm është dashur të ndodhë vetëm në një frymë konstruktive ku ne është dashur të diskutojmë mbi propozimin e konsoliduar të z. Lajçak, e në vend të saj Serbia ka ardhur me një propozim krejtësisht të ri duke dashur që situatën ta kthejë në pikën fillestare gjë që ne nuk e kemi pranuar natyrisht, dhe në fund Serbia ka pranuar që të kthehet tek ajo pikë ku është dashur të jemi sot, rrjedhimisht që në takimin e ardhshëm të diskutojmë kryekëput dhe ekskluzivisht mbi propozimin e palës evropiane.

 

Rrjedhimisht ky takim i sotëm mund të quhet si takim i kotë, i pa rezultat dhe ndoshta si sukses i politikës obstruktive të palës serbe, e cila vetëm ka dëshiruar të blejë kohë në vazhdimësi dhe me çka na konfirmon qëndrimin tonë se në këtë problematikë me të cilën ballafaqohemi me gjasë nuk ka kurrfarë urgjence dhe nuk ka kurrfarë interesimi të palës serbe që brengat e qytetarëve serb të trajtohen.

 

Pyetje nga korrespondentët: Nëse takimi i sotëm ka shënuar hap prapa në krahasim me para dy javëve, përse ekziston motivi së paku tek pala kosovare që të vini sërish në një takim tjetër, ku është fundi i këtij tregimi?

 

Neve javën e kaluar na është thënë nga z. Lajçak që takimi i kësaj jave do të jetë takimi i fundit, për arsye se ai do të mundësojë takimin vetëm nëse pala serbe tregon qartë se do të vijë për të përmbyllur marrëveshjen sipas principeve dhe propozimit të z. Lajçak. Duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, atëherë ne kemi insistuar që takimi të organizohet vetëm nëse palët i dërgojnë propozimet e tyre deri në ditën e hënë dhe nëse z. Lajçak konstaton që propozimet janë në linjë me idetë e tij të distribuara javën e kaluar. Do të thotë, kemi arritur të ndikojmë që takimi i ardhshëm në asnjë mënyrë të mos mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë për të shtyrë edhe mëtej vendimmarrjen.

 

Pyetje nga korrespondentët: Sa kanë ndikuar rrethanat e ditës së djeshme në takimin e sotëm, ndonëse nuk ka patur takim të përbashkët, mirëpo a ka qenë edhe kjo një rrethanë rënduese?

 

Unë mendoj që për procesin është rrethanë rënduese, ndërsa për Serbinë ka qenë ndoshta rrethanë lehtësuese ku ata e kanë pas edhe një vendim ku e kanë shpreh mllefin e tyre me faktin që shumica e vendeve evropiane shikojnë nga e ardhmja e jo nga e kaluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit