17.2 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Rasti “Albkings”/ Prokuroria u bën apel të dëmtuarave të paraqiten në stacionet policore

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë u bën apel të gjitha të të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit