9 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Deputetja e LDK: Kurti do të hyjë në histori si mashtruesi më i madh

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Bajram Qerkini që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë ata.

Ligjvënësja opozitare përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.

Sipas saj, Kurti harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh”, shkroi ndër tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.
Harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit