19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Deputeti serb implikon Vuçiqin në sulmin e Banjskës: Radoiçiq qëndron krah për krah me presidentin serb

- Advertisement -

Deputeti i parlamentit të Serbisë, Aleksandar Ivanoviq, ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq se ka lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Ai e ka quajtur “jo normale” që vetëm Radoiçiqi të jetë organizatori i vetëm i atij sulmi duke thënë se “kur e kompromentoni atë person, ke kompromentuar edhe presidentin e vendit, kushdo qoftë ai.”

“Është jo normale që një person, i cili prej vitesh qëndron krah për krah me presidentin e Serbisë, të veshë uniformë dhe të jetë bartës i një aksioni të tillë në terren dhe pastaj të pranojë se gjithçka e ka organizuar vetë. Kur e kompromentoni atë person, ke kompromentuar edhe presidentin e vendit, kushdo qoftë ai. Pastaj presioni kalon te presidenti i vendit, pastaj kërkohen favore nga presidenti sepse lind një pyetje logjike – a jeni krahu politik i asaj organizate terroriste, sepse, nga pikëpamja e bashkësisë ndërkombëtare, ajo është një organizatë terroriste”, tha Ivanoviq për N1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit