Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, vlerëson se kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka qenë i sinqertë në bisedime me LDK-në.
“Kurti nuk ka qenë aspak i sinqertë. Unë nuk kam qenë në bisedime, mirëpo e di se nuk ka qenë i sinqertë. Kurti është “pazargji”. Shteti nuk është Pazar. Në pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta. Ne e kemi pranuar rezultatin zgjedhor, por mendojmë se presidenti është dashur që të na takonte neve”, ka thënë Ermal Sadiku në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ssdiku pranon se Kurti ia ka ofruar LDK-së pozitën e kryeparlamentarit.
“E gjithë shtetin VV e ka kthyer në pazar. Ne kaq, ju kaq. Ne nuk funksionojmë në këtë mënyrë. Ne kemi tentuar që të bisedojmë. Nuk ka asgjë të keqe të bisedojmë pasi jemi shqitpar”, tha Sadiku.
“Ne nuk kemi kërkuar diçka që nuk na takon. Kemi kërkuar që ta kemi një president që ta ruajë balancën institucional”, potencoi Ermal Sadiku.






