Kiara Tito ka reaguar publikisht ndaj aludimeve të fundit për një shtatzëni të mundshme, duke sqaruar drejtpërdrejt situatën gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram.
Moderatorja e njohur vendosi të zhvillonte një sesion pyetje-përgjigje në rrjetin social, pas një periudhe të gjatë pa komunikuar në këtë formë me ndjekësit. Mes pyetjeve të shumta, njëra prej tyre lidhej me zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit për një pritje të ëmbël.
“A je shtatzënë? Të lutem kthe përgjigje”, ishte pyetja që një ndjekës i drejtoi Kiarës.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2” zgjodhi të përgjigjej shkurt dhe qartë, duke mos lënë hapësirë për interpretime.

“JO! Nuk jam”, shkroi ajo në “Instastory”.
Aludimet për një shtatzëni të mundshme nisën disa ditë më parë, pas publikimit të një fotografie ku Kiara shfaqej së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Në imazh, këngëtari shihej me dorën mbi barkun e saj, detaj që mjaftoi për të ndezur menjëherë spekulimet në rrjetet sociale.
Fotografia u komentua gjerësisht nga ndjekësit dhe u bë pjesë edhe e raportimeve në mediat rozë, duke ngritur pikëpyetje nëse çifti i njohur po përgatitej për zgjerimin e familjes.
Megjithatë, me reagimin e fundit, Kiara Tito ka sqaruar se aktualisht nuk është shtatzënë, duke i dhënë fund të paktën për momentin aludimeve që kishin marrë hov në rrjet.






