Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka lajmëruar se një pjesë e Fushë Kosovës dhe disa fshtëra kanë mbetur pa ujë.
Kjo përshkak të dëmtimit të një kablloje. Sipas “Prishtina” furnizimi do të kthehet porsa të riparohet kablloja nga kontraktori.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Për shkak të dëmtimit të kabllos elektrike 10kV që furnizon objektin Kroni, nga një kontraktor që po merret me shtrimin e rrugës te lagjja e Romëve në Fushë Kosovë pa furnizim me ujë mbesin një pjesë e Fushë Kosovës, fshati Bresje, Bardhi i Madh, Mes Bardhi, Vragolia, Bardhi i Vogël, Lismiri, Miradia e Epërme.
Furnizimi me ujë rikthehet kur të riparohet kablloja e energjisë elektrike nga kontraktori.