Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shkruar në Facebook, pas votimit të qeverisë Kurti 4.
Ajo ka thënë se “shumë mirë që PDK dhe AAK po ulen të shkruajnë ankesën në Gjykatën kushtetuese. Nuk e dihet pse nuk e bën që në gusht.”- për të vazhduar pastaj me “mësimet e saj” për partitë opozitare.
Mihali, në fakt ia huq keq në këtë pretendim, pasi për të pasur lëndë në Gjykatë Kushtuese, duhet të ketë objekt të lëndës. Pra, pasojë. Në gusht, nuk kishte vendime brenda kuvendit. Ndërkohë, vendimet erdhen më 11 shtator dhe me 13 shtator, ku u zgodh Albulena Haxhiu kryekuvendare e Albin Kurti kryeministër, në shkelje të afateve kushtetuese, aktgjykimit si dhe rregullorës së Kuvendit.
Postimi i plotë:
Shumë mirë që PDK dhe AAK po ulen të shkruajnë ankesën në Gjykatën kushtetuese. Nuk e dihet pse nuk e bën që në gusht.
Por duke e parë çorientimin e tyre të përgjithshëm edhe kuptohet disi. Kur nuk di dhe nuk ka me çka të bëjë politikë një parti politike shkon në kushtetuese për çdo temë politike dhe procedurale.
Pra, le të shohim se çfarë do të thotë Gjykata për këto tema.
Ndërkohë tema e vërtetë është zgjedhja e Presidentit. Kjo çështje nuk zgjidhet me ankesa në Kushtetuese.






