Deliu-Kodra: Nuk do të takohemi më me Albin Kurtin, ato janë “takime farse”

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të takohet më me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i cilësuar takimet e deritanishme si “takime farse”.

Ajo tha se këto takime, sipas saj, zvarrisin procedura  dhe çojnë Kosovën në zgjedhje të reja.

“Ne nuk kemi nevojë më që të takohemi me Albin Kurtin, sepse këto takime është parë mirëfilli që janë takime farse. Sepse po të kishte vullnet Albin Kurti, e para do ta konstituonte Kuvendin e Kosovës ashtu siç e obligon rregullorja dhe Kushtetuta, dhe e dyta do të sillej në përpikmëri, në harmoni të plotë me rregullat dhe ligjet e Republikës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ftesa e tyre është që të kthehen tek konstituimi.

“Pra, ne nuk do të takohemi me Albin Kurtin, sepse këto takime tashmë është parë që janë takime që i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta çuar Kosovën, për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Përkundrazi, nuk janë takime që kanë prodhuar diçka, prandaj ne jemi të qartë, nuk do të takohemi më. Por ftesa, kërkesa, thirrja jonë është që të kthehemi tek konstituimi. Të na mundësohet ta kryejmë detyrën tonë, të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe të mos bllokohemi nga, po e them, arroganca e Albin Kurtit”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit