Al Hilal ka bërë një tjetër hap konkret për transferimin e Ollie Watkins nga Aston Villa.
Klubi saudit ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh, e cila përfshin edhe bonuse.
Aston Villa ka refuzuar tashmë dy oferta të mëparshme nga Al Hilal, por negociatat vazhdojnë.
Watkins raportohet se është i hapur për transferimin në Arabinë Saudite, ndërsa vendimi përfundimtar i takon klubit anglez.
Sulmuesi anglez është një nga lojtarët kryesorë të Aston Villas dhe kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2028.
Al Hilal po kërkon të përforcojë sulmin dhe tashmë ka vendosur Watkins në krye të objektivave të merkatos.






