Dehari paralajmëron: Pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve

- Advertisement -

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës institucionale.

Dehari ka paralajmëruar se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje politike mund të tensionojë më tej situatën dhe të rrisë rrezikun për përplasje fizike në Kuvend.

Sipas tij, zgjidhja duhet të përfshijë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe një marrëveshje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar Dehari.

Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë që të marrin përgjegjësi dhe të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë Kosovës institucione funksionale dhe të qëndrueshme.

Të ngjashme

Të fundit