Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar sërish kryesuesit Avni Dehari të thërrasë sot, në orën 11:00, vazhdimin e seancës konstituive.
Ajo e ka cilësuar situatën si shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e PDK-së.
Çitaku ka theksuar se Dehari nuk mund të vendosë mbi vazhdimin e procesit bazuar në konsiderata politike.






