Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me vonesën e deputetëve për pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit.
“E thirrën vetë seancën për orën 11:00. Ora është 11:50 dhe ende nuk vijnë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka kritikuar qasjen e mazhorancës, duke thënë se një ditë nuk u përshtatej Kushtetuta, ndërsa sot, sipas saj, nuk po u përshtatet as paligjshmëria që vetë e kanë krijuar.
“Por loja po merr fund. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar: bllokada nuk është rastësi, është strategji”, ka deklaruar Çitaku.
Në fund, ajo ka theksuar se, sipas saj, “rrethi po u ngushtohet” dhe se “koha e ikjes nga përgjegjësia po mbaron”.





