Fenerbahce planifikon transferimin befasues të yllit të Real Madridit

- Advertisement -

Gjiganti turk, Fenerbahce thuhet se po planifikon një transferim befasues të sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë kësaj vere.

Sipas mediumit turk Fanatik, drejtori ekzekutiv i Fenerbahçes, Cihan Kamer, po planifikon të udhëtojë për në Madrid për të zhvilluar bisedime me sulmuesin e Real Madridit, Endrick.

Gjigantët turq po bëjnë presion për të bindur sulmuesin brazilian që të pranojë propozimin e tyre.

E ardhmja e 20-vjeçarit në Santiago Bernabeu është vënë në dyshim që nga ardhja e Carlos Espit nga Levante, i blerë për 25 milionë euro.

Trajneri Jose Mourinho thuhet se e sheh Espin si një zëvendësues të mundshëm për Kylian Mbappe dhe nuk mund t’i garantojë Endrickut më shumë kohë loje.

Si rezultat, thashethemet për largimin e Endrick kanë qenë në rritje dhe i riu brazilian pritet të marrë një vendim sa më shpejt që është e mundur në lidhje me të ardhmen e tij.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Lyon, ku tregoi potencialin e tij të klasit botëror

Të ngjashme

Të fundit