27.7 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Çfarë ka ndodhur mes Arditit dhe Beniadës pas daljes nga BBV? Dyshja i jep fund miqësisë

- Advertisement -

Beniada dhe Arditi, çifti simpatik i Big Brother Vip të cilët u “martuan” në shtëpinë më të famshme sot nuk flasin më.

Edhe pse nuk pati një romancë mes tyre, dyshja ruajti një marrëdhënie mjaft të afërt miqësore edhe pas daljes nga Big Brother Vip.

Por të premten e kaluar, në “Dancing with the stars”, ku Arditi është konkurrent, Beniada zgjodhi të preferuar Isli Islamin.

Ai është pyetur nga “Goca dhe gra” pse erdhi ky vendim i modeles, por ka zgjedhur ta kalojë me një batutë duke nënkuptuar se nuk flasin më.

“Njerëzit, martohet, divorcohen. Me zor nuk bëjmë njeri të na pëlqejë Beniadës i dërgoj një puthje kaq”, u shpreh ai.

Beniada Nishani po jeton një histori dashurie me vëllanë e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari. Dyshja nuk ka konfirmuar publikisht asgjë por janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit në një dalje publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit