8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Peci bën thirrje të mos shahen miqtë e Kosovës: Po tregohemi bukëpërmbystë

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka bërë thirrje që të kursehet gjuha ofenduse ndaj faktorit ndërkombëtarë, pavarësisht mendimve të ndryshme rreth epilogut të takimt sot në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

“Pavarësisht mendimeve që mund t’i kemi rreth epilogut të bisedimeve të sotshme në Bruksel, kisha bë një apel që të rezervoheni prej fjalorit ofendues dhe denigrues ndaj SHBA-ve, Britanisë së Madhe, dhe Bashkimit Evropian”, shkruan Peci në llogarinë e tij në Facebook.

Peci thotë se ofendme të tilla dëshmojmë se nuk jemi të “denjë për miqësi” dhe kjo humb arsyen që të kërkohen përkrahje nga ata që ofendohen.

“Për ofendimet për shkak të mospajtimeve, më së paku se çfare mund të thuhet se janë një bukëpërmbysje e ulët, dhe me këtë vetëm dëshmojmë se ne nuk jemi të denjë për miqësi. Kur nuk jemi të denjë për miqësi, nuk kemi pse të kërkojmë përkrahjen e atyre që ofendohen pa asnjë hezitim”, thotë drejtori i Institutit KIPRED.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit