25.1 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Gara: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur mund të bëhet vetëm me presion ndërkombëtar

- Advertisement -

Udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur me dhunë, Kushtrim Gara, tha se zbardhja e fatit të të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë mund të bëhet vetëm përmes presionit ndërkombëtar.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Gara tha se përkundër zhvillimeve aktuale politike, çështja e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur është trajtuar çdoherë me prioritet.

“Përkundër zhvillimeve aktuale është fakt i pamohueshëm që çështja e personave të zhdukur me dhunë edhe në këtë nivel të dialogut dhe të tjerët para tij është trajtuar si çështje me prioritet të veçantë, si çështje aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e plotë të saj”, tha ai.

Megjithatë, Garat shtoi se pavarësisht deklarimeve publike, Serbia nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim që të ecë përpara zbardhja e fatit të më të dashurve dhe shtoi se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm përmes presionit ndërkombëtar.

“Është një nga temat urgjente të adresuara edhe në aneksin e Ohrit, në deklaratën e 2 majit edhe në kuadër të zhvillimeve të dialogut në Bruksel por edhe grupin punues për persona të zhdukur nga 2004 kur është formuar ky komision. Ajo që mbetet shqetësues është qasja politizuese e institucioneve të Beogradit kundrejt këtij procesi. Fati i më të dashurve tanë, i më shumë se 1500 të zhdukurve që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur, është e mundshme vetëm me rritjen e presionit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë”, tha Gara.

Megjithatë, në prag të Ditës së Peronave të Zhdukur me Dhunë në Kosovë, 27 prillit, Gara i ka falënderuar familjarët për bashkëpunimin dhe durimin e tyre në këtë proces.

“Edhe në shënimin e ditës së 27 prillit, si Dita e Personave të Zhdukur me Dhunë në Kosovë, jemi 25 vjet pas luftës të përmasave gjenocidale të kryer nga ushtria serbe, pas krimeve të pandëshkuara të Serbisë, me shumë të drejtë është një formulim se lufta e familjarëve të personave të zhdukur ende s’ka përfunduar dhe liria mbetet jo e plotë. Jo vetëm këto ditë në Mejë por gjithandej Kosovës ku familjarët vazhdojnë të jenë me ankthin e luftës dhe torturën e vazhdueshme të pritjes”, tha Gara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit