Analisti Belgzim Kamberi ka analizuar sloganet zgjedhore të partive politike në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te slogani i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), “Cep më Cep.”
Sipas tij, ky slogan është i mirëplanifikuar dhe reflekton jo vetëm përpjekjen për shtrirjen e sovranitetit, por edhe një ideologji hegjemoniste që lidhet me ideologjinë e përgjithshme të Vetëvendosjes.
“Unë mendoj që është mirëmenduar. Dhe përveç aspektit të shtrirjes së sovranitetit, mendoj që është vazhdimësi e asaj ‘Krejt dhe Drejt”, se është pak hegjemonist… Mendoj që është pak ide edhe hegjemoniste. Prej Podujevë në Dragash.
Është pak edhe pak ideologjia e VV-së, e tërësisë. Është hegjemonia. Me kap krejt, cep më cep, është me kap krejt”, ka thënë Kamberi në Debat Plus.
Në analizën e tij, Kamberi komentoi edhe sloganet e partive të tjera kryesore.
“Te PDK-ja mendoj që është e ndërlidhur me idenë e mirëqeverisjes. Sepse pak a shumë imazhi që Bedri Hama po dëshiron me ndërtu është në ne qeverisnin mirë. Të LDK-ja, është ideja e përfshirjes së qytetarëve, t’i mobilizoj. Eja se jam ndryshimi. Te AAK-ja mendoj që slogani është për mua patriotik dhe lidhet fitoren dhe me ngadhënjimin…”, ka shtuar Kamberi.