Canaj: Lumir Abdixhiku po mundohet ta shpëtojë veten dhe Vjosa Osmanin

- Advertisement -

Analisti politik, Blerim Canaj, ka komentuar takimet dhe zhvillimet e fundit politike, duke thënë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po synon të mbrojë veten dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Lumir Abdixhiku është duke u munduar ta shpëtoj vetën dhe Vjosa Osmanin. Për atë arsyje janë edhe takimet. Munden me i dhënë edhe 50 propozime LDK-ja, gjithmonë në kuadër të asaj që ne po provojmë të sheh qytetari që Albin Kurtis spo donë me zgjedh presidentin”, ka thënë Canaj në emisionin Click të RTV21.

Canaj ka vlerësuar se propozimet dhe takimet e LDK-së duhet të shihen në kontekstin e përpjekjeve për t’i paraqitur qytetarëve përgjegjësinë politike për situatën aktuale.

Sipas tij, përmes këtyre zhvillimeve po synohet të krijohet bindja te qytetarët se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është i gatshëm të mbështesë zgjedhjen e presidentit.

Të ngjashme

Të fundit