Atletico Madrid e nis sezonin e ri me stil, fiton pastër ndaj Malagas

- Advertisement -

Atletico Madridi e ka nisur sezonin e ri në La Liga me fitore.

Madrilenët triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit të promovuar këtë edicion në elitë, Malagas.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por me tre kartonë të verdhë, shkruan Gazeta Express.

E zëvendësimet në pjesën e dytë e shpaguan besimin e trajnerit Diego Simeone.

Fillimisht, Lee Kang-In kaloi vendasit në epërsi në minutën e 70-të të ndeshjes.

Më pas, një tjetër zëvendësues, Baena realizoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi në minutën e 85-të.

Kësisoj, Atletico Madrid e nis me fitore sezonin e ri, ndërkohë Malaga mbetet t’i kërkojë pikët e para në xhirot e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit