Kasapolli: Kur dëgjon Kurtin e Abdixhikun, fitohet përshtypja se duan ta bëjnë presidentin “dordolec”

- Advertisement -

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, ka vlerësuar se Kosova tashmë ka hyrë në një proces zgjedhor, duke e ndërlidhur situatën aktuale me pozicionimin e partive politike.

Kasapolli tha se deklaratat Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, për një president konsensual krijojnë përshtypjen se synohet një figurë presidenciale e përshtatur sipas interesave të partive politike.

“Unë po besoj që vendin veç ka hyrë në zgjedhje. Unë besoj që jemi në një proces të pozicionimit të partive politike. Ajo qka është më interesante kur po e dëgjon Albin Kurtin edhe Lumir Abdixhikun duke folur për një president konsensuale, po fitohet përshtypja që po dojnë me bërë dordolecë, do të thotë qitja pak këtu, pak dua kështu, pak kështu. Po tentojnë një farë forme me shndërru presidentin si një custommade, me ia matë saktësisht qysh po na bjen më tamam”, tha ai në emisionin Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit