16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Bërnabiq me propagandë thotë se Vuçiqi tregoi “sa i përkushtuar është për paqe”

- Advertisement -

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Aleksandër Vuçiqi ka treguar sot “sa e rëndësishme është paqja për të”.

Sipas saj, Vuçiq në Bruksel e ka pasur për qëllim paqen dhe stabilitetin.

“Paqja, stabiliteti, dialogu, fokusi në të ardhmen e begatë të Ballkanit – kjo ishte agjenda e presidentit Vuçiq sot në bisedimet në Bruksel. Ai edhe një herë tregoi se sa shumë kujdesemi për ato parime dhe sa të hapur jemi për kompromis. Serbia do të mbetet e përkushtuar”, ka shkrua ajo në Twitter.

Ndërkohë, Vuçiq ka deklaruar se “Lista Serbe është nisur për në Beograd”, duke iu referuar informacioneve të inteligjencës, tha se “konflikti është afër”.

Gjendja në Veriun e Kosovës është e qetë. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit