11.9 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Matoshi, Kurtit: Kthehu te koncepti amerikan ose kthehu te shpia

- Advertisement -

Gazetari Halil Matoshi i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të kthehet te koncepti amerikan ose “të kthehet te shpia”.

Sipas Matoshit, Kurti e mori një goditje nga evropianët, pasi “nuk e bëri hesapë SHBA-në”.

Sot gjatë gjithë ditës ka pasur bisedime në Bruksel, por pa rezultate.

Postimi i plotë i Matoshit:

Albin, ktheu tek koncepti amerikan ose kheu te sh’pia!

Kosova në bankën e të akuzuarve nga BE, albinistat revolucinarë e mendjemdhaj shpërthejnë në shamje ndaj Joseph Borrell-it.

Pasi Kryeministri kosovar nuk i bâni hesapë ShBA-në, mori edhe nji goditje nga europeanët.

Pështyni, shani e shitni mend në Facebook, sa të mundeni, sepse Borrelli nuk i lexon komentet tueja të shkreta, por Kosova nuk ka tjetër alternativë pos rreshtimit me liderin e sigurisë sonë, Amerikën dhe Europën si fat e vlerë dhe gjeografi.

Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë.

Kurti ka fuqi politike.

Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?

Presidentja nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në me retorikat e saj konfrontuese. Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike.

Sëpaku mos t’bâj dâm!

Integrimet euroatlantike janë

interes yni madhor nacional, sa të jet’ jeta!

Kujdes Presidente, alternativë nuk janë Rusia e Irani!

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit