Bayern Munich ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re legjendës së portës Manuel Neuer, duke synuar ta mbajë edhe për një sezon tjetër në “Allianz Arena”.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, drejtuesit bavarezë janë të kënaqur me rikthimin dhe formën e kapitenit pas problemeve fizike, ndaj kanë hedhur hapin për t’i zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2027.
Neuer, një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit modern, mbetet figurë kyçe në projektin e Bayernit, jo vetëm për performancën në fushë, por edhe për rolin e tij si lider në zhveshtore.
Bayern po planifikon gradualisht edhe tranzicionin në portë, por për momentin duket i vendosur t’i besojë sërish eksperiencës së Neuerit, duke i ofruar një tjetër vit në elitën e futbollit evropian.






